09,05,2024

Aurora Ramadani emërohet drejtore e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Ferizajt

Must Read

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu është emëruar drejtorja e re e administratës së përgjithshme, me ç’rast u organizua edhe ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Ferizajt, ku drejtori i deritanishëm Faruk Hyseni e ka liruar vendin, drejtores së re, Aurora Ramadani, kjo për faktin se z. Hyseni ka kaluar me punë në njërën nga ndërmarrjet publike në Ferizaj.

Në këtë ceremoni, Kryetari i Komunës, Agim Aliu0 i shoqëruar edhe nga nënkryetari Naim Ferati, ka falënderuar për kontributin e tij të deritanishëm z. Hysenin, njëkohësisht i ka uruar mirëseardhje në kabinetin e tij, drejtores së re, me moshën më të re në qeverisjen e tanishme lokale, znj. Aurora Ramadani.

Drejtorja e re e Administratës së Përgjithshme, Aurora Ramadani mban titullin juriste e diplomuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img