Në sallën e teatrit Adriana, sonte më 27 Nëntor 2020; Ora: 20:00, u mbajt edicioni i 48-të i Festivalit “Kosovarja Këndon”, ku prezantuan 13 kandidate nga vende të ndryshme të Kosovës (Prishtina, Gjilani, Fushë Kosova, Obiliqi, Artana, Elez Hani etj)
Ndonëse një sallë publiku, e pa publik, artistët u përpoqën që përmes ekranit televiziv t’i përcjellin interrpretimet e tyre.
Festivalin e hapi kënga fituese e vitit të kaluar: “Kno bylbyl me t’madhin za” nga Alma Haxhiu” nën përcjellje të orkestrës profesioniste AKV “Kastriotët” me formacion të zgjeruar, nën udhëheqjen artistike të Fitim Bytyçit, i cili është edhe orkestrues i të gjitha këngëve pjesëmarrëse.
Juria e festivalit ishte në këtë përbërje:
Shpresa Berisha – soliste, veterane e Festivalit Kosovarja Këndon
Arta Jashari – soprano me famë botërore; dhe
Prof. Rreze Kryeziu- muzikologe, pedagoge në Fakultetin e Arteve.
Murat Baliu- veteran i Orkestrës “Kastriotët”
Sami Piraj- entomuzikolog, kritik i artit muzikor
Pas përfundimit të të pikave garuese, Rreze Kryeziu- kryetare e jurisë publikoi emrat e fituesëve: të cilët ishin:
VENDI I PARË
Aurela Krasniqi nga Obiliqi, me këngën: “Valësi i lumturisë”
VEDNI I DYTË
Naile Halili nga Ferizaj, me këngën “Një lule”
VENDI I TRETË (dy vende të treta)
Anisa Shabani nga Ferizaj, me këngën: “Zambaku i Prizrenit”
Diellëza Dedushi nga Prishtina, me këngën “Të desha me hakikat”
ÇMIMI SPECIAL “NEXHMIJE PAGARUSHA”
Diana Mehmeti nga Ferizaj, me këngën: “Kur bjen fyelli çiftelia”
ÇMIMI I GAZETARËVE NGA KLUBI I GAZETARËVE “HAKI BRAHA”
Anes Bunjaku nga Artana, me këngën “Kroi i fshatit tonë”
Çmimet i ndanë: anëtarë e jurisë – Murat Baliu, Rreze Kryeziu, Shpresa Berisha, pastaj Nazlie Beadini- përfaqësuese e korit të grave “Nexhmije Pagarusha”, Abullah Imeri nga gazetarët, si dhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Xhemile Murati –Shabani, e cila edhe e përmbylli festivalin.
Në pjesën speciale prezantuan Kori i Vajzave “Nexhmije Pagarusha” nga Prishtina, Liridon Sadriu e Mentor Haziri.
Në edicion Kosovarja u bë zë i kampanjës të mbijetuarave të dhunën seksuale nga koha e luftës.
Programin e udhëhoqi Vjosa Abazi
Foto: Vullnet Sadiku
Përcolli drejtëpërdrejt: Radio Televizioni TEMA – Ferizaj