13.12.2017.
Sot, në zyrat e Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova u mbajt ngjarja më e madhe e mësimit në histori: Ora e Kodimit. Ora e Kodimit është një lëvizje globale që prezanton dhjetëra milionë studentë në mbarë botën për shkencat kompjuterike, duke frymëzuar fëmijët për të mësuar kodim, duke thyer stereotipet gjinore, dhe duke i lënë ata të ndjehen të fuqizuar.
Në këtë ngjarje përveç shumë të rinjve të etur për të sfiduar veten në kodim, u bashkëngjitë edhe ish-presidentja e shtetit Znj. Atifete Jahjaga, me ç’rast u shpreh se “investimi në shkenca kompjuterike, ndërkaq, është investim i domosdoshëm i të së ardhmes së shtetit tonë. është një investim i Kosovës së re. Është një investim për Kosovën e të rinjve, të cilët qysh tani me të gjitha pengesat po bëjnë konkurrencë të fuqishme moshatarëve të tyre në mbarë botën.”
Për më tepër, ajo falënderoi organizatat Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova për organizimin. Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova së fundmi kanë programuar dhe lansuar programe dhe aplikacione të ndryshme sic janë: Techstitution, që mundëson digjitalizimin e proceseve të punës në institucionet publike të Kosovës; Tech4policy, që mundëson krijimin e politikave publike në institucionet e qeverisjes lokale; Techsperience, që ngritë kapacitetet e të rinjëve në fushën e teknologjisë.
Ndërkaq Blerta Thaçi nga Open Data Kosovo u shpreh “Qëllimi i këtij aktiviteti është për të ofruar një mundësi secilit prej ne të provojmë një orë kodim. Ky aktivitet është një nismë globale dhe ne simbolikisht duam që së bashku t’a futim edhe Kosovën në këtë hartë.”
Për fund, Znj. Atifete Jahjaga u shpreh “e ardhmja jonë dhe zhvillimi i mëtejmë i rinisë sonë, përmes zhvillimit të fushës së teknologjisë, është në duart tuaja. Me këtë rast ajo i’u bashkëngjitë të rinjve në sprovim të vetvetes me një orë kodim.”
Për Open Data Kosovo
Open Data Kosovës (ODK) është një organizatë teknologjike e specializuar ne inxhinieri softuerike dhe analizimin, procesimin, dhe vizualizimin e të dhënave. Organizata punon drejt të mirës qytetare duke ofruar zgjidhje teknologjike të bazuar në të dhëna, njëkohësisht duke trajnuar, zgjeruar dhe ekspozuar komunitetin e te rinjeve me teknologji të re dhe inovative në Kosovë.
Për Girls Coding Kosova
Girls Coding Kosova është organizatë jo qeveritare e krijuar për të bashkuar dhe krijuar rrjetin e vajzave të pasionuara në teknologji. Qëllimi kryesor i iniciativës është që të inkurajojë vajzat në Kosovë që të arrijnë potencialin e tyre të plotë akademik dhe profesional në industrinë e teknologjisë. Rrjeti i saj përfshin mbi 1000 vajza aktive nga të gjitha komunat e Kosovës, të moshës në mes pesëmbëdhjete(15) dhe njëzet e pesë (25).