20,04,2024

Atë që se bënë MKRS e bëjnë bizneset ferizajase. “Ujëvara Resort” sponsorizon Klubin e Notit “Kastrioti”

Must Read

Ditë më parë pati shumë reagime në lidhje me fondet e MKRS e cila nuk ndau asgjë për  aktivitetet kulturore në Ferizaj. U lanë anash edhe  Festivalet tradicionale  gjithëkombëtare, si Kosovarja Këndon, dhe Festivali I teatrove.  Por nuk thuhet rastësisht se kur mbyllet një derë hapet tjetra. Janë bizneset ferizajase të cilat po shprehin gatishmëri që tu dalin ndihmë klubeve sportive dhe aktiviteteve kulturore, e që për fat  Ferizaj  është lider në rajon për biznese të suksesshme.

Një ndër këto biznese është edhe  Pishina “Ujëvara Resort”, e cila I ka hapur dyert për klubin e notit  “Kastrioti” të Ferizajt.

Pronari i pishinës “Ujëvara Resort”, më e madhja e këtij lloji në regjionin ballkanik, sponsorizon Klubin e Notit “Kastrioti”.

Me qëllim përkrahjen për ngritjen e kapaciteteve dhe cilësisë garuese ujore, “Ujëvara Resort” hapi dyert e bashkëpunimit me Klubin e Notit “Kastrioti” duke ofruar të gjitha mundësitë dhe kapacitetet ujore që ajo posedon, për zhvillimin dhe ngritjen e sportit të notit në përgjithësi duke i’a ofruar këtë mundësi ekskluzive, shumë të nevojshme dhe të vlefshme njëkohësisht, Klubit të Notit “Kastrioti”.

Klubi i notit “Kastrioti” në këtë rrugëtim të përbashkët me “Ujëvara Resort”, synon që të përmirësoj dhe arrijë rezultate të shkëlqyeshme në sportin ujorë.

“Ujëvara Resort-it” i atribuohen shumë epitete duke filluar nga ambientet e një kualiteti dhe niveli të lartë, e deri te një cilësi ujore e shkëlqyeshme e cila kontrollohet nga institucionet relevante për cilësi të ujit, si komponenta më e rëndësishme për zhvillimin konform standardeve të këtij lloj sporti.

Klubi i Notit “Kastrioti” dhe bordi drejtues i saj falënderon pronarin e pishinës “Ujëvara Resort” për këtë mundësi të ofruar për sponsorizim të klubit, me qëllim ngritjen e kapaciteteve, cilësisë dhe formës garuese të anëtarëve më me perspektivë në KN “Kastrioti”.

Bashkëpunime të tilla janë gjithnjë një hap drejt sukseseve të përbashkëta!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img