30,04,2024

Asfaltohet rruga në Lagjen Prushaj, investim i Komunës së Kaçanikut

Must Read

Komuna e Kaçanikut vazhdon ritmin e investimeve në projektet infrastrukturore, të cilat po ndikojnë drejtë për së drejti në lëvizjen e lirë dhe mirëqenien e banorëve të komunës së Kaçanikut.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut përcolli nga afër punimet gjatë asfaltimit të rrugës së Lagjes Prushaj, i cili vlerësoi se një projekt i tillë do të përmirësoj dukshëm jetesën e qytetarëve tw kësaj ane.
Kryetari Ilazi është shprehur i kënaqur me cilësinë e punimeve, ndërsa shtoi se kjo rrugë do të ndihmojë që banorët e kësaj ane të kenë qasje më të lehtë në lidhjen mes dy lagjeve.
Spas menaxherit të projektit “ Asfaltimi i rrugës në Lagjen Prushaj” Rifat Muqa, rruga e asfaltuar është 420 m e gjatë, ndërsa dy degëzimet nëpër lagje nga 130 m, kurse trashësia e asfaltit është 7 cm. Projekti në tërësi ka kushtuar afër 30 mijë euro, investim i tërësishëm i Komunës së Kaçanikut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img