Komuna e Ferizajt ka vazhduar edhe të shtunën me realizimin e projekteve kapitale në fushën e infrastrukturës.
Në vazhdën e kësaj, ka filluar asfaltimi i një rruge në fshatin Gaçkë, e cila lidhë dy lagje të këtij fshati me rrugën rajonale që qonë për në Brezovicë.Me këtë rast, drejtuesit e pushtetit komunal e kanë vlerësuar këtë projekt duke thënë se banorët e këtyre dy lagjeve, Shabanaj dhe Halilaj, tani e tutje e kanë më të lehtë qarkullimin rrugor.
Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se bëhet fjalë për një projekt me gjatësi prej 650 metrave, i cili komunës i ka kushtuar 50 mijë euro.
“Këtu ka pasur investime edhe në infrastrukturën nëntokësor si dhe është bërë dislokimi i gypi të ujit i cili ka qenë në mesin e rrugës.Me këtë ne po tregojmëse jemi të vëmendshëm ndaj taksapaguesve tanë dhe po ju krijojmë mundësi për qarkullim më të lirë edhe për qytetarët dhe automjetet.Në buxhetin për vitin e ardhshëm do të parashohim që në të dyja anët e kësaj rruge të ndërtojmë shtigje për këmëbësor të shoqëruar me ndriqime që do t’i japin kuptim jetës së këtyre banorëve”, tha Svarqa.
Për më tepër duke u ndërlidhur edhe me projektet trjera, kryetari Sfarqa, ka vë në dukje se komuna po vazhdon me jetësimin edhe të projekteve tjera.Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë hapur mbi 280 procedura të tenderimeve, të cilat janë realizuar me sukses, janë nënshkruar të gjitha kontratat dhe se po punohet me intensitet të shtuar. Në anën tjetër edhe banorët e këtyre dy lagjeve, e kanë mirëpritur rregullimin e kësaj rruge duke falenderuar komunën për punët që po i bënë. Shefqet Hajredini, banor i fshati Gaçkë ka thënë se rregullimi i kësaj rruge ka qenë mëse e nevojshme ngase lidhë këto dy lagje dhe e përmirëson qarkullimin dhe cilësinë e jetesës së banorëve.
U bë e ditur, se gjatë këtyre ditëve janë edhe disa projekte të kësaj natyre në fazën e realizimit.