28,11,2025

Asfaltohen 4 rrugë në qytet

Must Read

Në qytet u kompletua infrastruktura rrugore edhe për 4 rrugë. Fjala është për asfaltimin e rrugëve “Raif Halimi”, “Morava”, “Shukri Hoxha” dhe “Saranda”, e gjithë kjo në kuadër të programit të qeverisjes Aliu për përfundimin e infrastrukturës rrugore në zonën urbane. Për t’i vlerësuar punimet që po kryhen në këtë projekt, doli drejtori Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Ai tha se me asfaltimin e këtyre rrugëve përmbyllet cikli i lotit 2 për asfaltimin e rrugicave në qytet, për të vijuar pastaj me fazat tjera në kuadër të programit për rregullimin e infrastrukturës rrugore në qytet.

“Në kuadër të asfaltimit të rrugicave të qytetit, sot ndodhemi në rrugën “Raif Halimi” ku po bëjmë asfaltimin e kësaj rruge. Është një rrugicë në kuadër të projektit të asfaltimit të rrugicave të qytetit, gjegjësisht lot 2shit, projekt i cili me asfaltimin e kësaj rruge dhe tri rrugicave tjera që do të asfaltohen gjatë ditës së sotme, rruga “Shukri Hoxha”, “Saranda” dhe “Morava” do të përmbyllet si projekt i asfaltimit të rrugicave, gjegjësisht pjesës së lot 2shit, rrugicave të qytetit. Ka qenë një projekt me vlerë rreth 450 mijë euro, me përfundimin e këtyre rrugicave do të përfundoj komplet si i tillë” tha drejtori Bytyqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img