Asfaltohen 3 kilometër rrugë në Bablak

Must Read

Punimet për rregullimin e infrastrukturës rrugore po vijojnë në gjithë territorin e Ferizajt. Sot u asfaltua rruga me gjatësi 3 kilometër në fshatin Bablak, projekt ky që i jep dimension të ri zhvillimi fshatit dhe lehtëson qarkullimin e banorëve. Për të ndjekur punimet në këtë projekt doli nënkryetari i Komunës, drejtorë komunal, të prirë nga i pari i infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Ky i fundit tha se me këtë projekt, po zgjidhet një problem shumëvjeçar e kërkesë e vazhdueshme e banorëve të këtij fshati për infrastrukturën e domosdoshme rrugore. Drejtori Bytyqi tha se investimet si në zonën urbane ashtu edhe atë rurale po zhvillohen në kuadër të programit lokal të infrastrukturës që parasheh rregullime infrastrukturore në gjithë territorin e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img