11,09,2025

Asamblistja nga Drenasi ndan gjysmën e rrogës për shërimin e qytetares

Must Read

Bëhet fjalë për asambleisten e VV’së në Drenas, Florentina Elezin, e cila ka ndarë 50% të rrogës së saj për shërimin e Drenushë Demajt.

Këtë e ka bërë të ditur vetë asambleistja nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i saj në Facebook:

Koha për dreka/darka ende nuk ka ardhë…

Drenushë Demaj, një bashkëvendase imja, sot ka nevojë për ndihmën e qytetarëve të këtij shteti të brisht (të tillë e bënë zhvatësit e shteti, tashmë që 19 vite paslufte) që nuk është i aftë të ju ofroj shërim por duhet kërkuar në vendet tjera dhe të paguhen shuma marramendëse nga familjet gjë që po është e pamundur.

E ndërkohë, Kuvendi Komunal i Drenasit, paska organizu një drekë me asambleiste, mendoj se nuk ka ardh ende koha që të drekojmë me para të taksapaguese, ne duhet të angazhohemi edhe më shumë për qytetarët, e drekat pastaj të vijnë si fitore dhe festim i vendimeve të mira që i gëzojnë qytetarët tanë.

Unë në shenjë solidarizimi dhe kërkim falje si politikane (që nuk po bëjmë më shumë për popullin tonë), 50% të pagës së asambleistes po e ndaj për shërimin e Drenushës, duke iu bërë thirrje të gjithë politikanëve, të njejtin gjest (me aq sa kane mundesi, duke i marrë parasysh edhe obligimet familjare që i kemi secili nga ne) ta bëjnë për rastin e Drenushës dhe rasteve aktuale tjera në këtë muaj, me shpresën se gjatë muajve tjerë do të bejmë zgjidhje, për shërimin e sëmundjeve të rënda, në vendin tonë.

Gjithashtu dreka e planifikuar për sot nga komuna jonë le të bojkotohet./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img