06,05,2024

Asambleja e Fëmijëve diskuton për dhunën dhe formën e parandalimit të saj

Must Read

Pasditen e sotme, në Sallën e Kuvendit të Komunës, nën organizimin e Asamblesë së Fëmijëve dhe Drejtorisë së Arsimit, me pjesëmarrjen e psikologëve, zyrtarëve policor e përfaqësues tjerë të fushës së mirëqenies sociale, u mbajt takimi me temë “Pse ndodh dhuna dhe si duhet të reduktohet?” ,ku nxënësve të pranishëm iu drejtuan me nga një fjalë përshëndetëse drejtues të institucioneve sociale dhe të sigurisë mbi këtë fenomen shqetësues të shoqërisë sonë.

Pjesëmarrësit shprehën opinionet e tyre mbi këtë fenomen, duke paraqitur edhe format e angazhimit për parandalimin e saj. Ndërkohë, nxënësit falënderuan drejtuesit e përfaqësuesit institucional për angazhimin e tyre të deritanishëm që me veprime të mirëkoordinuara institucionale të parandalojnë përmes vetëdijësimit shoqëror, rastet e dhunës kudo ku paraqiten.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img