28,04,2024

Arrihet marrëveshja për demarkacion, por LDK tash ka edhe një kërkesë

Must Read

Partia e Isa Mustafës e ka përshëndetur pajtimin e Ramush Haradianjt që raporti i Shpejtim Bulliqit të jetë vetëm informues për deputetët kur të votohet demarkacionit.Kanë kërkuar, poashtu, që edhe Vetëvendosje të bëhet pjesë e votimit të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.“Lidhja Demokratike e Kosovës e mirëpret gatishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e LDK-së lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Kjo e hap rrugën që sa më parë në Kuvendin e Kosovës të ratifikohet kjo marrëveshje dhe të kërkojmë nga BE-ja që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, sikurse qytetarët e vendeve të tjera të rajonit. LDK-ja fton edhe Vetëvendosjen të bashkohet në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje që është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK’së.
Seanca për demarkacion do të mbahet të mërkurën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img