07,05,2024

Arrestohet një person , ushtroi dhunë në familje

Must Read


Stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , pasi ka pranuar një informacion për një rast dhunë në familje, ka
arrestuar një person dhe të njëjtin e ka shoqëruar në stacion policor.
I dyshuari A.L (M/K) 34 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte në familje, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj gruas së tij ,XH.L ( F/K) e moshës 34 vjeçare , duke i shkaktuar lëndime trupore.
Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin dhe viktimën, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari A.L dërgohet
në mbajtje për 48 orë .
Rasti mbetet për trajmim të mëtejmë hetimor, nga Sektori i Dhunës në Familje në Stacionin Policor në Kaçanik.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që, të raportojnë menjëhërë policinë për rastet e dhunës në familje, të lajmërojnë
stacionin policor më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-
406

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img