12,07,2025

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policor në Kaçanik

Must Read


Policia në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 15:20, në rrugë, në fshatin Biçec të Kaçanikut, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e kërkuar me inicialet N.H ( M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dy muaj më parë ishte arratisur nga burgu i Smërkovnicës.
Gjatë arrestimit të tij, në përpjekje për të ikur, i dyshuari ka sulmuar dy zyrtarët policor, duke ju shkaktuar lëndime trupore, të cilët më pas kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Tretman mjekësor ka pranuar edhe i dyshuari.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor tê Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img