14,05,2024

Ferizaj: Arrestohet një përson për posedim të substancave narkotike

Must Read

Zyrtarët për Reagim të Shpejtë ( NJRSH) nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 01:26 , derisa ishin në pikë kontrolli në rrugën ‘’Driton Islami ‘’ në Ferizaj, sipas planit operativ ‘’Sezona verore-shtimi i masave të sigurisë’’, kanë paralajmëruar me shenjën stop me dritë të policisë për ta ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore, mirëpo drejtuesi i këtij automjeti tenton që ti shmanget dhe mos ti ndalet policisë, operatorëve të NJRSH-së, të cilët më pas edhe e ndalojnë.

Gjatë kontrollimit të automjetit dhe personave, në automjetin e të dyshuarit  me inicialet L.M (M/K) i moshës 35 vjeçar është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë .

I dyshuari është  shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj  dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’’

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img