16,06,2025

Arrestohet një person për pengim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Ferizaj

Must Read


Mbrëmë, rreth orës 23:10 në fshatin Sojevë të Ferizajt, derisa policët e stacionit ishin në kryerje të detyrës zyrtare në kërkim të një personi të dyshuar, janë penguar, janë ofenduar dhe kanosur nga personi tjetër F.Y (M/K) i moshës 50 vjeçar.  


Policët të detyruar nga sjelljet e tij, janë detyruar të arrestojnë dhe ta shoqërojnë në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është testuar me alkooltest ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme. Rasti është cilësuar “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’’,

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img