13,05,2025

Arrestohet një person për lëndim trupor në Ferizaj

Must Read

Stacioni policor në Ferizaj, sot në ora 03:00 të mëngjesit ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Besim Rexhepi’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor. 

Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet F.M (M.K) i moshës 19 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i shkakton lëndime trupore personit tjetër me inicialet  E.M (M/K) i moshës 20 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor,  me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img