03,07,2025

Arrestohet një person për lëndim të rëndë në Ferizaj

Must Read

Me datën 04.05.2022, rreth orës 14:00 policia kishte pranuar një informacion se, në rrugën ‘’Ahmet Kaçiku ’’  ishte një rast i lëndimit të rëndë trupor, ku shkak i një mosmarrëveshje lëndime të rënda trupore kishte pësuar personi me inicialet K.G ( M/K) i moshës 16 vjeçar, të cilit ndihma e parë mjekësore iu kishte dhënë në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë,për trajtim të mëtutjeshëm mjekësorë.

Menjëherë njësitet reaguese e më pas edhe Njësia e Hetimeve, kanë marr veprimet e nevojshme dhe pas egzaminimit të vendit të ngjarjes kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes .

Pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, intervistimit të personave , sot me datën 06.05.2022 në ora 16:30 policët hetues kanë indentifikuar personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij.

Policia e ka shoqëruar të dyshuarin me inicialet D.SH ( M/K) 17 vjeçar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit,  me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti  është ndaluar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img