05,05,2024

Arrestohet një person për kanosje në Ferizaj

Must Read


Sot, rreth orës 17:25 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një lokal afarist në  rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj është një rast i kanosjes.
Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet A.S (M/K) i moshës 27 vjeçar,  i cili veç demolimit të lokalit, duke i rrëzuar karriget dhe tavolinat i kishte kanosur punëtorët.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit,  me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Kanosje”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img