25,04,2024

Kanosi një femër dhe tentoi të arratisej, arrestohet 32-vjeçari në Ferizaj

Must Read

Një 32-vjeçar është arrestuar gjatë të mërkurës në mëngjes pasi i njëjti dyshohet se kishte kanosur dy ditë më parë një 31-vjeçare.

Përmes një komunikate për medie, policia ka njoftuar se i njëjti ishte përpjekur edhe të arratisej nga policia por se ata kanë arritur ta ndalojnë.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,
me datën 10.01.2022 ka pranuar një informacion së në rrugën ‘’Zenel
Hajdini ‘’ në Ferizaj është një rast i kanosjes.
Në lidhje me këtë, policët nga Sektori i Hetimeve kanë marr veprimet e
nevojshme dhe me një urdhër kontrolli nga Gjykata Themelore e Ferizajt
, dje me datën 12.01.2022 në mëngjes, kanë arritur që të arrestojnë
personin me inicialet D.A (M/K) i moshës 32 vjeçar , i cili ishte përpjekur
të arratiset me të vërejtur policinë, mirëpo policia larg nga shtëpia e tij ,
arrijnë ta ndalojnë.
I dyshuari D.A kishte kanosur personin tjetër me inicialet A.A ( F/K) e
moshës 31 vjeçare, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur
edhe një armë zjarri ( pistoletë) e cila është konfiskuar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas
intervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë
Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për
procedura të mëtejme hetimore.” thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img