26,03,2025

Arrestohet një person për gjuajtje me armë zjarri

Must Read


Sot, rreth orës 01:31 të mëngjesit, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Slivovë të Ferizajt, në një aheng familjarë ka gjuajtje me armë zjarri.
Policia e stacionit në Ferizaj, nën autorizim edhe të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në drejtim të atij fshati.
Policia tek i dyshuari me inicialet D.J ( M/K) i moshës 26 vjeçar ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka sekuestruar një armë zjarri( pistoletë) me një karikator, katër (4) fishekë dhe një (1) gëzhojë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore,  ndërsa rasti është cilësuar “Përdorimi i armës”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sot 26 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë

Njëzet e katër marsi i sivjetmë shënon 26-vjetorin e fillimit të sulmeve ajrore të Organizatës së Traktatit të Atlantikut...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img