15,05,2024

Arrestohet një person në Kacanik për dhunë në familje

Must Read


Stacioni policor në Kacanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasditën e sotme rreth orës 15:55 ka pranuar një informacion se në rrugën “Qamil Ilazi ” në Kacanik është një rast i dhunës në familje .
Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet F.F (M/K)  66 vjeçar, i cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve në familje i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike motrës së tij me inicilaet L.F (F/K) 61 vjecare, duke i shkaktuar lëndime trupore , ku për këtë ka pranuar  tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kacanik.
Policia të dyshuarin e ka  shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img