18,05,2024

Arrestohet një person në Ferizaj, ishte i kërkuar për “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”

Must Read

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar ka arritur që sot në orët e hershme të mëngjesit 06:30 të arrestojë një person në shtëpinë e tij, me inicialet B.T, 19 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”, me dënim burgimi prej tri viteve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img