17,05,2024

Arrestohet një person, i konfiskohen armë zjarri

Must Read

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,
sot në orët e hershme të mëngjesit në ora 03:10, në rrugën ‘’Driton
Islami’’ në Ferizaj për mos respektim të orarit të lëvizjes, sipas vendimit
të Qeverisë së Republikës , ka ndaluar një automjet të udhëtarëve
Mercedes me targa vendore dhe ndaj shoferit policia ka shqiptuar një
gjobë për shkelje të masës , mos respektimi i orarit të lëvizjes.
Ndërkaq, gjatë kontrollimit të shoferit dhe automjetit , policia ka gjetur
një armë zjarri ( pistoletë) me dy karikator, një fishek dhe një shufër
metalike.
Policia, të dyshuarin me inicialet E.D ( M/K) 36 vjeçar e ka shoqëruar në
stacionin policor në Ferizaj, ndërsa si dëshmi ka konfiskuar , armën ,
karikatorët , fishekun dhe shufrën metalike.
I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të
Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tij është iniciuar rasti penal
‘’Mbajtje ne pronësi , kontrolle , ose posedim i paautorizuar i armës’’ për
procedura të mëtejme hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img