10,02,2025

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Must Read

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orët 11:30  në rrugën ‘’Reçaku’’ në Ferizaj, ka arrestuar një person me inicialet S.I (M/K) i moshës 40 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj,  për veprën penale ‘’ Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ me dënim burgimi prej shtatëdhjetë e pesë ( 75) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj L.F., i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë 

Ferizaj, 7 shkurt 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img