29,04,2024

Arrestohet një person, dëmi që shkaktoi llogaritet gjysmë milion euro

Must Read

Dogana e Kosovës ka njoftuar se bashkë me prokurorinë në Ferizaj kanë arrestuar një person që dyshohet për shmagie tatimi e ku vlera e dëmit është 500,000.00 euro. Sipas një njoftimi nga Dogana e Kosovës, thuhet se hetimi ka zgjatur disa muaj nga ana e tyre dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Personi i dyshuar është arrestuar, pasi ngarkohet me disa vepra penale që ndërlidhen me mashtrimet me taksa doganore.

Njoftimi i plotë:

Dogana e Kosovës arreston një person të dyshuar për mashtrime me taksa

Prishtinë 5 tetor 2022, pas hetimeve disa mujore nga ana e Doganës dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar për kryerje e veprave penale.

Personi i dyshuar është arrestuar pasi ngarkohet me disa vepra penale që ndërlidhen me mashtrimet me taksa doganore, prandaj edhe ngarkohet me:

• Falsifikim i Dokumenteve,

• Mashtrim, dhe

• Shmangie nga Taksat e Detyrueshme Doganore

I dyshuari në mënyrë të përsëritur ka falsifikuar dokumente për automjete me qëllim të shmangies nga taksat e detyrueshme doganore dhe si rrjedhojë e këtij veprimi dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë mbi 500,000.00 Euro.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operative nga Dogana e Kosovës është arritur të rikuperohet shumica e dëmit të shkaktuar duke arritur të sigurohen taksat doganore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img