04,05,2024

Arrestohet një 29 vjeçar në Kaçanik, policia i gjeti armë në veturë

Must Read

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:25, deri sa ishte në pikë kontrolli në udhëkryqin e fshatit Bajnicë të Kaçanikut, ka ndaluar një automjet të udhëtarëve Ford me targa vendore .

“Gjatë kontrollimit të automjetit, shoferit dhe dy pasagjerëve, në automjet është gjetur dhe konfiskuar më pas një armë zjarri ( pistoletë),një karikator me një fishek”, thuhet në njoftimin për media.

Policia e Kaçanikut, të dyshuarin (shoferin) dhe dy pasagjerët i ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi janë intervistuar nga hetuesit policor me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit XH.D (M/K) i moshës 29 vjeçar është iniciuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’ dhe i cili është liruar për procedurë të mëtejme hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img