05,05,2024

Arrestohet burri që i shkaktoi dhunë bashkëshortes, tentoi t’ia merrte fëmijët

Must Read

Është arrestuar një burrë nga Shtimja, pasi i njëjti i ka shkaktuar dhunë bashkëshortes së tij dhe ka tentuar t’ia merr fëmijët.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, përcjell Klankosova.tv.

“Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.S, mashkull, shqiptar ,shtetas i Gjermanisë,  i moshës 48 vjeçar,  i cili pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishte me bashkëshorten e saj me inicialet H.S ( F/K) e moshës 37 vjeçare,  shkakton dhunë në familje duke tentuar ti marrë me dhunë dy fëmijët e tyre”.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa viktima H.S kthehet te prindërit e saj”, thuhet në komunikatën për media.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img