27,11,2024

Arrestohet autorja e librit “Si të vrasësh bashkëshortin tënd”, s’do ta besoni arsyen

Must Read

Nensi Brofi 68 vjeç, autore e librit “Si të vrasësh bashkëshortin tënd”, është akuzuar nga policia e Oregon se ka vrarë bashkëshortin e saj.

Daniel Brofi, një kuzhinier 63 vjeçar, ndërroi jetë tre muaj më parë dhe ishte bashkëshortja e tij që dha lajmin me anë të një mesazhi në profilin e saj në Facebook.

Ajo shkruante:

Për miqtë dhe të afërmit e mi kam lajme të këqija. Bashkëshorti dhe miku im më i mirë u vra mëngjesin e sotëm”.

Në librin e publikuar në vitin 2011 listoheshin një seri arsyesh që mund të justifikonin me pak ironi, vrasjen e bashkëshortit.

Tre muaj më vonë hetimet rezultuan me arrestimin e bashkëshortes së tij, e cila kishte shkruar ndërkohë dhe dy libra të tjerë: Bashkëshorti i gabuar dhe i dashuri i gabuar.

Gruaja ishte shprehur se shpesh kishte menduar dhe vetëvrasjen, por nuk kishte pasur guximin për ta bërë.

Ndërsa tashmë është në pritje të procesit gjyqësor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img