19,05,2024

Arrestohen tre persona për posedim të drogës në Ferizaj

Must Read

Tre persona të dyshuar, dy nga ta të moshës së mitur, janë arrestuar nga policia në Ferizaj për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Policia ka njoftuar se në rrugën “ 12 Qershori” në Ferizaj, dje rreth orës 15:00 ka ndaluar dy të dyshuar, njëri nga ta i mitur tek të cilët kanë gjetur nga një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 6.39 gramë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Një person tjetër i moshës së mitur është arrestuar në rrugën “Latif Hasani” në Ferizaj, për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Policia tek i dyshuari ka gjetur sasi të substancave narkotike me peshë rreth 0.68 gramë të llojit marihuanë.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img