17,05,2024

Arrestohen serbët që bartnin emigrantë kosovarë

Must Read

Policia kroate gjatë një aksioni më 3 nëntor kishte ndalur një veturë me targa serbë, që drejtohej nga 38-vjeçar, shtetas serb, kurse në veturë ishin edhe katër qytetarë të Kosovës, prej tyre një i mitur, përcjell albinfo.ch.

Po të njëjtë ditë, u ndalua edhe një veturë tjetër, që drejtohej nga një shtetas serb dhe gjithashtu edhe në atë veturë ishin katër kosovarë, dy të vjetër dhe dy të mitur.

Nga hetimet është konstatuar se qytetarët e Kosovës në mënyrë të paligjshme në këmbë kanë hyrë në Kroaci nga Serbia, të cilët pastaj janë marrë nga dy drejtuesit e makinave.

Dy shtetasit serbë u ndaluan në njësinë e paraburgimit të departamentit të Istrias, për shkak të shkeljes së Ligjit për të huajt. Qytetarët e Kosovës janë larguar nga territori kroat, në vendkalimin kufitar Tovarnik, ku i janë dorëzuar Policisë së Serbisë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img