27,04,2024

Arrestohen pesë persona në Ferizaj

Must Read


Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në orët e para të mëngjesit në ora 00:30 ka pranuar një informacion se në  fshatin Gërlic të Ferizajt një lokal nate është duke punuar në kundërshtim me vendimet Qeverisë së Republikës për masat Covid-19.
Në lidhje me këtë, policia e rendit së bashku me Inspektorët e AUV-ut të mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH ) kanë marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në këtë lokacion dhe aty, edhe përkundër masave Covid-19  ai lokal ishte i hapur duke punuar dhe brenda ishin disa persona.
Gjatë kryerjes së detyrave zyrtare policia dhe inspektorët kanë hasur në rezistencë duke u kanosur nga një person dhe duke u penguar nga disa të tjerë. Edhe përkundër përpjekjeve të policisë që të kryejnë detyrat e tyre zyrtare, të detyruar nga veprimet e pesë ( 5) personave që në mënyrë aktive kanë penguar punën e policisë, të njëjtit persona i kanë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizajt, ndërsa të gjithë personave tjerë që ishin aty pesëmbëdhjetë(15) u janë shqiptuar gjoba për mos respektim të orarit të lëvizjes.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj një të dyshuari me inicialet H.S (M/K) 52 vjecar,  i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ndërsa katër (4) personat tjerë janë liruar për procedurë të rregullt.
Ky rast iu ka referuar Sektorit Rajonal të Hetimeve për procedura të mëtejme hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img