19,04,2024

Arrestohen tre të dyshuar për tentim vrasje

Must Read

Ferizaj.25.06.2016. Mbrëmë, rreth orës 23:25, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj ka ndodhur një rast “Vrasje e mbetur në tentativë”, me ç’rast nga e shtëna me armë zjarri, është plagosur, (L.B  25 vjeçar) . Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.

Policia iu ka përgjigjur rastit dhe në vendin e  ngjarjes ka mbledhur provat materiale.

Sipas raporteve të para të hetuesve policorë në vendin e ngjarjes, rastit i ka parapri një rrahje në të cilën janë përfshirë së paku pesë persona nga të dyja palët e konfrontuara.

Policia ka arritur të arrestojë të  dyshuarit, (E.H.  21 vjeçar,K.S. 20 vjeçar dhe G.F.  19 vjeçar)

Dyshohet se motivet e konfliktit janë pasojë e një zënke mes  tyre para disa dëtëve.

Gjatë bastisjeve dhe arestimit të të dyshuarëve,si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy  revole të cilat dyshohet se janë përdorur në kët rast:

-Një revole e kalibrit 6,35mm, me një fishek

-Një revole e kalibrit 9 mm me 10 fishek

Është njoftuar prokurori i shtetit,  i cili ka autorizuar hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore lidhur me rastin dhe ndaj tre të dyshuarëve është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë,thuhet në raportin e policisë rajonale të Ferizajt./Ferizajpress.com

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img