Policia Rajonale e Ferizaj, sot në ora 01:15 të mëngjesit ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Xhemajl Kada’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor, ku dy persona i kishin shkaktuar lëndime trupore personit tjetër .
Në lidhje me këtë, policia e stacionit në Ferizaj i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Njësia e Hetimeve, të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë nisur hetimin dhe kërkimin e personave të dyshuar. .
Pas një pune intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, policia ka identifikuar dy personat e dyshimtë dhe vendin e ndodhjes së tyre dhe më pas i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj .
Nga hetimet e para dyshohet që deri të kjo ngjarje ka ardhur, kur vikt ima A.S (M/K) i moshës 45 vjeçar, fillimisht kishte kanosur një mik të të dyshuarve, e më pas të dyshuarit me inicialet SH.K ( M/K) i moshës 53 vjeçar dhe E.K ( M/K) i moshës 28 vjeçar, e ndalojnë në rrugë vik timën A.S, i shkaktojnë lëndime trupore dhe largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa vik tima është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Dy të dyshuarit, pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim i lehtë trupor’’