13,03,2025

Arrest shtëpie për mësuesen qe propagandonte ISIS-in

Must Read

Emine Alushi, mësuesja e arrestuar dy ditë më parë pas publikimit të një videoje, ku bënte propagandë në favor të ISIS dhe ish-kreut të organizatës terroriste Al Qaeda, Bin Laden, ka dalë sot para gjykatës në Shkodër. Në përfundim të seancës trupi gjykues caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Alushi,me profesion mësuese e Teologjisë,  u arrestua më 19 janar 2017   për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal. Video-denoncimi u transmetua në emisionin “Stop”. Gjatë një ore mësimi, e pyetur nga nxënësit për ISIS, mësuesja bëri deklarata në favor të ISIS, duke thënë se kjo organizatë po përpiqet të ndihmojë myslimanët. /LAPSI.AL/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndalohen tre persona për rastin ” Lëndim i rëndë trupor” në Ferizaj

Me datën 08.03.2025, rreth orës 10:30 në rrugën "Kruja" në Ferizaj, katër të dyshuar meshkuj, kosovarë kanë sulmuar fizikisht...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img