19,12,2024

Arben Vitia propozon “orë policore” për qytetarët dhe automjetet

Must Read

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka propuzuar masa të reja të cilat kanë për qëllim mbrojtjen shëndetit publik nga virusi Covid-19.

Vitia përmes një statusi në ‘Facebook’ ka tregaur se ai i ka propozuar kryeministrit Kurti që Qeveria të marr masa që të kufizojë qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve në orare të caktuara në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Statusi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, mbrëmë deri në orët e vona ka diskutuar në raport me shtimin e numrit të rasteve me COVID -19 gjatë ditës së djeshme.

Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të dyshimta me COVID-19 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e një (31) raste kanë rezultuar pozitive

Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, sapo kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë masat shtesë në kuadër të gjendjes emergjente me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik. Këto masa do të diskutohen sot edhe me ministritë e linjave dhe do paraqiten në mbledhjen e Qeverisë. Të gjitha këto masa do të shpjegohen saktë për qytetarët pasi të kenë marrë miratimin.

Ministria e Shëndetësisë në koordinim të plotë me ministritë e linjës dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), konform Planit të Veprimit dhe në pajtim të plotë me masat emergjente të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, pas shtimit të numrit të rasteve të reja të personave që kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID – 19, propozon masa të reja të cilat kanë për qëllim mbrojtjen shëndetit publik, respektivisht kufizimin e qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve në orare të caktuara në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Të dashur qytetarë,

Bashkëpunimi juaj, vetdisiplina dhe kujdesi janë jetike në këtë betejë ku po sfidohen seriozisht edhe sistemet më të avancuara shëndetësore.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi bashkë në administrimin e kësaj situate.

Ju lutem që të mirëkuptoni, ndiqni dhe të zbatoni të gjitha masat e reja. Kujdesi për vetveten dhe familjet tona, solidariteti jemi dhe përgjegjshmëria janë mënyra që do të na e mbrojë shëndetin e secilit.

Si asnjëherë më parë kërkohet nga ju të jeni në krye të përgjegjësisë shoqërore duke e mbrojtur vendin. Shpresoj e besoj se të gjithë bashkë do t’ia dalim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img