16,04,2024

Arben Gecaj mohon bashkimin e ‘Fraksionit plus’ me PDK-në

Must Read

gecaj

Të pakënaqurit e Lëvizjes Vetëvendosje, Ajnishahe Halimi, Arben Gecaj dhe Fatos Aliu, të cilët së fundmi veprimtarinë e tyre po e kryejnë në kuadër të “Fraksion plus”, është thënë në media se do t’i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar Arben Gecaj, i cili ka thënë për Telegrafin se ende janë larg nga marrja e ndonjë vendimi për këtë gjë.

“Ne ende jemi larg nga marrja e cilitdo vendim. Mirëpo nuk përjashtojmë bashkëpunimin me PDK-në”, ka thënë Gecaj, për Telegrafin.

I pyetur se a kanë marrë ndonjë ofertë serioze nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës që t’i bashkohen këtij subjekti, Gecaj ka thënë se nuk ka pasur diçka të tillë.

“Jo, nuk kemi biseduar dhe nuk kemi pasur oferta serioze”, u shpreh Gecaj.

Ndërkaq Ajnishahe Halimi sot në një deklaratë në media ka thënë se në çdo parti mund të bashkohen, me përjashtim Vetëvendosjes, duke mos specifikuar për përafrimin me PDK-në që është raportuar në media./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ishte në kërkim nga policia, arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj

Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e hënë në Ferizaj, i njëjti ishte në kërkim nga policia. L.Q ishte i kërkuar me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img