29,12,2024

Arben Gashi kundër Enver Hoxhajt dhe Edita Tahirit (Video)

Must Read
Arben Gashi, deputet i LDK-se

Duke komentuar deklaratat e Ministrit të Jashtem, Enver Hoxhajt për caktimin e kohës për votimin e demarkacionit, Gashi ka thënë se Hoxhaj nuk është kompetent të jap përgjigje kaq eksplicite, qysh ka thënë ai, për këtë çështje.

Ai ka thënë se atë ditë ka pasë siguri, duke iu referuar Listës Serbe, të cilët kanë deklaruar se nuk kishte siguri në ditën kur duhej të votohej për Demarkacionin.

Ndërsa, për tërheqjen nga rendi i ditës të demarkacionit, Gashi tha se, kryeministri ka konsideruar se nuk ka pasur vullnet në mesin e deputetëve për të votuar.

Gashi ka thënë se, në fazën finale para 1 shtatorit ka pas takime për të u njoftuar lidhur me kalimin e Demarkacionit, ndërsa thotë se, mbas 1 Shtatorit nuk ka njohuni se ka pase takime te tilla.

Deputeti i LDK-së thotë se, duhet të gjendet një mekanizëm që ka për të krijuar koncensus politik, sepse ka për të qenë shumë e vështirë që Demarkacioni të kalojë.

Ai thotë se sjellja e Opozitës kohët e fundit ka qenë normale, duke mos pasë dhunë e akte tjera të pahijshme në Kuvend.

Gashi ka thënë në Rrokum Roll se, nëse Koalicioni qeverisës vendos  për të vepruar njëanshëm në rastin e Demarkacionit, atëherë “na i dijm deklaratat e Opozitës se kanë për tu munduar për ta parandaluar një gjë të tillë”.

Ai ka thënë në vazhdim se, Vetëvendosje në mënyrë të pavetëdijshme është shndërruar në një instrument të Pozitës, sepse me sjelljet e tyre po bëjnë që, partitë në pushtet të kenë sjellje asisoj, që po gëzojnë simpatinë nga ndërkombëtarët. Ai ka shtuar se, Vetëvendosje është rrezikues virtual i sigurisë në Kosove, duke bërë që në këtë mënyrë të aktivizohen rrezikuesit real duke përmend strukturat e SHIK.

Gashi ka thënë se e vetmja parti e pranuar ndërkombetarisht nga Kosova është LDK-ja.

Deputeti Gashi ka komentuar sulmin ndaj objektit të Kuvendit, duke thënë se nuk mendon që VV’ja ka gisht në këtë, sepse nuk ka kuptim një gjë e tillë, sipas tij.

Gashi ka fol edhe për sigurinë në Kosovë, duke thënë se, nuk ka rrezik të jashtëm për Kosovën, për shkak se, siç ka thëne ai, Kosovën e mbron një fuqi e madhe botërore siç është NATO.

Sa i përket liberalizimit, Gashi ka thënë se, BE mundet me ndalë procesin, duke pa tensionet lidhur me demarkacionit.

Gashi, po ashtu, ka thënë se ka ardhe koha që ministrja Edita Tahiri të largohet nga procesi i bisedimeve me Serbinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img