10,09,2025

AP: Biden në vizitë lamtumirëse në Ballkan

Must Read

Joe Biden do të qëndroj në Kosovë e Serbi këtë javë në vizitën e tij finale si zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara.

Biden ka luajtur rol të rëndësishëm në përfundimin e luftërave jugosllave në vitet e ‘90-ta, raporton agjencia AP.

Pritet që nesër në Beograd ai do të takohet me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentin, Tomisllav Nikolliq, që dikur ishin anëtarë të qeverisë së Serbisë, gjatë goditjes së përgjakshme kundër shqiptarëve në vitin 1999, transmeton REL.

Kjo vizitë thekson dëshirën e qeverisë amerikane për ta mbajtur ndikimin në Ballkan, derisa Moska punon për ta mbajtur Serbinë – që është njëra nga aleatet e fundit ish-komuniste e Rusisë në rajon.

Nesër në mbrëmje, Biden arrin në Prishtinë dhe pritet që ai do të kërkoj nga liderët e Kosovës ta implementojnë marrëveshjen e sponsorizuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Kosova është vend me popullatë shumicë shqiptare myslimane, por në mënyrë të fuqishme proamerikane, raporton AP.

Në Kosovë, Biden do të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të një rruge me emrin e djalit të tij, Beau Biden, që ka vdekur vitin e kaluar, në moshën 46 vjeçare nga kanceri në tru.

Beau Biden në vitin 2001 ka shërbyer si këshilltar i brendshëm juridik në Kosovën e pasluftës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img