04,03,2024

Anulohet seanca e sotme gjyqësore e rastit “Lagjja e Trimave”

Must Read

lagja-trimat-690x380

Është shtyrë seanca gjyqësore e mbyllur e rastit “Lagjja e Trimave – Kumanovë” e paraparë që të mbahet sot prej orës 10:00.

MPB nuk ka pasur kapacitete të mjaftueshme që të asistojë në këtë seancë, pasi që të njëjtit i ka dërguar në kufirin Maqedoni – Greqi pas incidentit të djeshëm me refugjatët, raporton Portalb, përcjellë Klan Kosova

“Policia nuk ka mundur që të asistojë në këtë seancë, për shkak se gjitha kapacitetet i ka dërguar në kufirin me Greqinë. Për këtë seanca e sotme është shtyrë. Seanca e radhës është caktuar për 21 prill”, tha për Portalb, avokatja e palës mbrojtëse Artene Ademi.

Lajmin për shtyrjen e seancën e kanë konfirmuar edhe nga Gjykata Themelore Shkupi 1, që siç thonë ata, seancë është shtyrë për shkaqe teknike, gjegjësisht sepse të akuzuarit nuk janë sjellë në Gjykatë.

Përndryshe, deri më tani janë mbajtur tre seanca të mbyllura sepse janë dëgjuar dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur. Rreth 40 dëshmitarët e mbrojtur të propozuar nga Prokuroria janë policë të cilët kanë marrë pjesë në aksionin për shpartallimin e grupit të armatosur. Nga Gjykata ende nuk mund të konfirmojmë se deri kur do të zgjasë marrja e tyre në pyetje, por vetëm theksojnë se në kohë do të njoftohet publiku se kur seanca do të jetë e hapur për publikun.

Përndryshe, në seancën e fundit më 7 prill, kanë dëshmuar 4 pjesëtarë të policisë, si dëshmitarë të mbrojtur për rastin “Lagjja e trimave- Kumanovë”, transmeton Portalb.

Në deklaratën e tij për Portalb avokati mbrojtës Naser Raufi ka thënë se dëshmitë e policëve janë në favor të palës mbrojtëse.

“Nuk mund të them se çka kanë thënë, por në favor tonin janë deklaratat e policëve. Derisa dëgjohen dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur pjesëtar të policisë seancat do të jenë të mbyllura”, tha për Portalb avokati Raufi.

Sipas aktakuzës, në rastin “Lagjja e Trimave – Kumanovë” 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për falsifikim të parasë në Ferizaj 

Me datën 28.02.2024, rreth orës 23:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në një lokal,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img