15,09,2024

Anulohet konkursi për drejtor dhe zëvendësdrejtorë të AKP-së

Must Read

akp

Konkursi për drejtor dhe dy zëvendësdrejtorë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit është anuluar.

Kërkesa për anulim të konkursit është votuar në Bordin e AKP-së.

Kjo është bërë nga komisioni i përbërë prej tre anëtarësh dhe i drejtuar nga kryetari i Bordit, Petrit Gashi.

Mbledhja e Bordit të AKP-së që është mbajtur më 31 mars kishte vazhduar të enjten, më datën 7 prill. Vazhdimi i mbledhjes ishte rezultat i mospajtimeve të brendshme për konkursin. Konsensusi nuk ishte arritur as javën e kaluar, duke bërë që konkursi të anulohej, shkruan sot Koha Ditore.

Këto të dhëna gazeta i ka siguruar nga burimet brenda AKP-së, pasi zyrtarisht ky institucion nuk ka dhënë asnjë informatë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shpaloset busti i veprimtarit dhe Heroit të Kosovës- Rexhep Halimi

Në Parkun afër Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, bashkë me familjarë të Dëshmorëve të Kombit, invalidë e veteranë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img