29,03,2024

Analistët : Jahjaga ngriti imazhin e Kosovës

Must Read

atifete-jahjaga-5468154135436854

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, gjatë mandatit të saj pesë vjeçar, ka ushtruar detyrën me përgjegjësi.

Ka pasur një qasje aktive dhe një përfaqësim dinjitoz në diplomacinë ndërkombëtare. Gjatë këtyre viteve Jahjaga ka arritur ta ngrit dhe imazhin e vendit nëpër botë. Qeverisja e saj llogaridhënëse dhe e përgjegjshme, mund te shërbeje si model se si duhet udhëhequr një person i zgjedhur. Por dhe ka bërë shkelje të Kushtetutës së vendit në disa raste. Këto janë vlerësimet që ekspertë dhe njohës të kushtetutës bëjnë për presidenten Jahjaga, e cila nga nesër largohet nga ky post, të cilin e mbajti për pesë vite me radhë.

Përveç faktit që ishte femra e parë presidente në rajon, Jahjaga sipas vlerësimeve të tyre, do të mbahet mend dhe për mos përfshirje në afera korruptive. Njohësi i çështjeve kushtetuese Mazllum Baraliu thotë për KosovaPress se përveç një përfaqësimi dinjitoz që ka pasur jashtë vendit, Jahjaga për dallim prej figurave tjera të jetës politike në vend, ka arritur që Kosovës t’i sjellë dhe investime të rëndësishme.

Barazliu: Jahjaga e ngriti imazhin e vendit

“Ka pasur edhe qasje korrekte. Si duket është në pyetje dhe edukata familjare, qëndrimi i saj, edukimi i saj shkollor. Dhe pikërisht është e vërtetë që imazhi i Kosovës, në qoftë se në një segment, në një dimension është ruajtur dhe është ngritur, është pikërisht dimensioni i presidentes dhe Presidencës. Ku ajo ka shkuar në botën e jashtme, ka pasur qasje dhe pritshmëri të mira, pritje të mirë dhe respekt. Për më tepër mos harroni, se cili prej udhëheqësve tanë arriti, që ta sjellë një investim nga një shtet i rëndësishëm, prej 25 -30 milionë euro, siç është rasti me kompleksin pediatrik të Klinikës Pediatrike, që është meritë ekskluzive e kësaj presidenteje. Dhe unë mendoj se marrë në tërësi, vërtetë do të duhej të ishim konstrukt iv dhe ta vlerësojmë kështu siç po e vlerësojmë realisht punën e saj. Shumë më shumë ka gjëra pozitive dhe konstruktive nga ana e saj dhe shumë e shumë dobi ka pasur”, tha Baraliu.

Ndërsa potencon dhe faktin që Jahjagës i ka munguar dhe përkrahja politike, sepse ka qenë person jo politik, megjithatë ajo është përpjekur me aq sa ka pasur mundësi, ta bëjë siç duhet, punën të cilës i është besuar, me marrjen e mandatit si presidente e vendit.

Baraliu: Është përpjekur ta bëjë punën si duhet

“Pa përvojën e saj që ka pasur, pa përkrahjen që ka pasur, ose përkrahjen e pa mjaftuar nga partitë politike dhe pretendimin që shpesh herë të instrumentalizohet, për shkak të interesave të ndonjë subjekti apo të subjekteve të caktuara dhe segmenteve institucionale të Republikës së Kosovës, ajo është përpjekur me aq sa ka pasur mundësi, rrethana dhe hapësirë, që ta bëjë punën e saj si duhet”, tha Baraliu.

Baraliu thotë se Jahjaga gjatë mandatit të saj, është përpjekur të jetë e paanshme dhe në përputhje me kompetencat e saj me Kushtetutë. Por nuk ka arritur t’i shmanget shkeljeve kushtetuese.

Baraliu: Jahjaga e shkeli dhe Kushtetutën

“Është përpjekur që të jetë e paanshme. Që të jetë pikërisht në përputhje me kompetencat e saj që i ka me Kushtetutë,unifikuese dhe nuk ka qenë e korruptuar, apo të paktën nuk ka asnjë të dhënë që thjeshtë që në asnjë mënyrë, nuk mund të involvohet në afera të ndryshme dhe në procese të keqqeverisjes dhe keq veprimet e të mos themi dhe korrupsionit. Prandaj marrë në tërësi, presidentja ka bërë punën e saj në rrethana shumë të vështira, delikate, madje shpeshherë edhe të krizës së vazhdueshme ose të përsëritur ciklike, me aq sa ka pa sur mundësi, rrethana dhe hapësirë, në mënyrë korrekte dhe dinjitoze. Përkundër faktit që nuk bënë të heshtet që gjithsesi, për shkaqe dhe rrethana të caktuara edhe ajo ka qenë pre e shkeljeve të Kushtetutës. Sidomos do ta përmendja rastin që për mua ishte flagrant, rasti i korrespondencës me zonjën Ashton, të cilën korrespondencë e shndërron në një marrëveshje dhe pastaj ajo marrëveshje shndërrohet në ligj, dhe pastaj shndërrohet në një gjykatë të cilën mendoj se do ta kemi mjaft ngarkesë dhe hipotekë në qafë gjithë Kosova dhe qytetarët e saj, për një kohë të gjatë”, tha Baraliu.

Ndërsa Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë për KosovaPress se presidentja Jahjaga ka arritur që të ushtrojë me përgjegjësi kompetencat e saj, një qasje aktive dhe përfaqësim dinjitoz.

“Në ambientin politik dhe mediatik mjaft kritikues edhe shpeshherë denigrues për presidenten, Jahjaga ka arritur që të ushtrojë me përgjegjësi kompetencat e saja dhe të ketë një qasje shume aktive dhe përfaqësim dinjitoz ne diplomacinë ndërkombëtare”, thotë Kryeziu.

Gjithashtu sipas tij presidentja Jahjaga në planin e brendshëm, ka qenë aktive në shumë situata të krizave politike, por dhe ka vë në lëvizje nisma, të cilat për presidentët paraprak dhe për politikën në përgjithësi kanë qenë tabu.

Sipas Kryeziut qeverisja e saj llogaridhënëse dhe e përgjegjshme, mund të shërbeje si model se si duhet udhëhequr një person i zgjedhur. “Për 5 vjet ushtrimi të detyrës së saj, ajo nuk ka bërë ndonjë shkelje dhe nuk ishte e përfshirë në asnjë afere apo skandal, dukuri këto të përditshme në politiken tonë”, është shprehur Kryeziu. /KP

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img