15,06,2024

Analistët i ftojnë pozitën dhe opozitën për debat për demarkacionin

Must Read

Njohës të çështjeve juridike dhe politike në vend e kanë mirëpritur idenë e deputetes Vjosa Osmani që të mbahet një seancë dëgjimore në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Mazllum Baraliu dhe Behxhet Shala thonë se marrëveshja aktuale për demarkacionin është e dëmshme për shtetin e Kosovës, por ata i kanë bërë thirrje opozitës që mos t’i ikë debatit, në rast edhe të mbajtjes së kësaj seance dëgjimore për t’i ballafaquar qëndrimet me pozitën.

Shala ka thënë se në qoftë se pozita e ka kuptuar se janë bërë lëshime, atëherë opozita nuk ka arsye për ta bojkotuar këtë seancë.

Megjithatë, ai ka dyshime se kjo iniciativë mund të jetë edhe lojë politike sa për t’u ratifikuar marrëveshja si e tillë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës

Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri, i cili vdiq në vendin e tij të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img