17,08,2025

Ambsadori i SHBA’së në Beograd: Prekja e kufijve s’është e pranueshme për Serbinë dhe as për Kosovën

Must Read

Ambasadori i Serbisë në Beograd Kyle Scott, duke folur për mediumet serbe thekson se prekja e kufijve nuk është e pranueshme. Scott thotë se kjo nuk do të ishte e pranueshme as për Kosovën e as për Serbinë.

Ai bën thirrje për normalizimin e bisedimeve mes dy vendeve, përderisa thekson se punën e ndërmjetësimit e kryen BE-ja. Nuk ka koment se çka do të përfshijë marrëveshja, duke u shprehur se “Ne ende s’e dimë”.

“Për marrëveshjen duhet të vendosnin Serbia dhe Kosova. Duhet të jetë afatgjate dhe e qëndrueshme e jo diçka  e pazbatueshme”, thotë Scott për mediat serbe.

Kur u pyet për ndryshimin e kufijve ai përgjigjet “ nuk e di se sa një zgjidhje e tillë është reale”.

Dy vendet mund të vendosin për kufijtë ndërmjet tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kjo është lista e kandidatëve nga LVV për Kuvendin e Ferizajt

Ferizaj, 16.08.2025Lëvizja Vetëvendosje, dega në Ferizaj, ka bërë publike listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Ferizajt për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img