25,11,2024

Ambasada gjermane: Anulohen terminet për viza pune, kështu duhet të veproni

Must Read

Dje është raportuar se kosovarët të cilët kanë pasur termine për vizë punë në ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë i kanë humbur ato dhe se nga një janari i vitit 2021 do të ketë një rregullore të re për ata që shprehin interesim për të punuar në këtë shtet.

Ndërsa sot, këtë lajm e ka konfirmuar për IndeksOnline, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, të cilët në një përgjigje dhënë me shkrim, ka bërë të ditur se janë të nevojshme riregjistrimet.

Tutje në përgjigje bëhet e ditur se riregjistrimet mund të bëhet pas shfuqizimit të kufizimeve të udhëtimeve hyrëse të kushtëzuara nga koronavirusi. “Me rastin e hyrjes në fuqi të Rregullores së re për nisje të punësimit për aplikues nga Ballkani Perëndimor janë të nevojshme riregjistrimet. Regjistrimet e reja do të mund të bëhen pas shfuqizimit të kufizimeve të udhëtimeve hyrëse të kushtëzuara nga pandemia Covid-19. Lista me kërkesat për termine do të publikohet çdo muaj në mënyrë që koha e pritjes të mbetet sa më e shkurtë”, bëhet e ditur në përgjigjen e Ambasadës gjermane për IndeksOnline. Po ashtu bëhet e ditur se rregullat e aplikimit për viza pune të parapara në rregulloren e re, në pjesën më të madhe përputhen me rregullat e vlefshme deri tani.

Por krahasuar me rregulloren pararendëse ka një element të ri si vijon: Brenda një viti kalendarik Agjensia Federale e Punës mund të lëshojë maksimalisht 25.000 miratime gjithsej për të gjashta vendet. Ky numër korrespondon deri diku me numrin e vizave të kësaj kategorie të lëshuara për vitin 2019. Kjo post-rregullore është e vlefshme deri në fund të vitit 2023. Aplikimet mund të bëhen vetëm pranë përfaqësisë gjermane përgjegjëse në njërin nga gjashtë shtetet e përmendura, dhe jo direkt në Gjermani. Kjo do të thotë që të drejtën për të aplikuar e kanë vetëm ata shtetas me rezidencë të përhershme në njërin nga këto shtete.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img