Braziliani ka theksuar që ata nuk ia kanë idenë si të trajtojnë futbollistët.
“Jam i lumtur në një vend ku më duan njerëzit, përndryshe s’ka arsye të qëndrojë aty. Në tri sezonet e fundit te Barcelona kam dëgjuar vazhdimisht zëra për një largim, por askush nga drejtuesit nuk më foli kurrë për një gjë të tillë”, deklaroi Alves, përcjellë “lajmi.net”.
“Ata ishin falso dhe jo falënderues. Më ofruan vazhdimin e kontratës vetëm kur FIFA iu bllokoi merkaton. Njerëzit që punojnë te Barcelona nuk ia kanë idenë të trajtojnë futbollistët ashtu siç duhet”, shtoi Alves. /Lajmi.net/