04,11,2025

Aliu: Rrethi i madh i “Bashkimit të Qytetit” hapësirë dhe arterie infrastrukturore në këndin më të bukur të qytetit

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, sot së bashku me drejtor të drejtorive dhe urbanistët e Këshillit Konsultativ    ka vizituar punët  rreth asfaltimit të Rrethit të  Madh, pjesë integrale e projektit “Bashkimi I Qytetit.

“Zonën tek ish kopshti i fëmijëve e shndërruam në park e kënd lojërash e sot bashkë me drejtorët dhe urbanistët e Këshillit Konsultativ, ndoqëm asfaltimin e Rrethit të Madh e hapësirave përskaj tij, pjesë kjo integrale e “Bashkimit të Qytetit” që kthen këtë hark hapësire e arterie infrastrukturore në më të zhvilluarin e më të bukurin kënd pas lënies pas dore për dekada me radhë.Ditëve që po vijnë fillojnë mbjelljet e gjelbërta, sinjalistika rrugore e gjithë përfundimi i infrastrukturës më moderne që i jep shije qytetit, lehtësi qarkullimi qytetarëve e mundësi të shtuara fitimesh bizneseve” ka shkruar Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia Rajonale e Ferizajt apelon për kujdes të shtuar në rrugët Shtërpcë-Brezovicë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit-Glloboçicë

Ferizaj, 04.11.2025Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img