Kompania “Pastërtia” sot është pajisur me makineri për pastrimin e mbeturinave. Se vërtet kjo kompani kishte një teknologji të vjetëruar nuk do koment. Kjo shihej gjithandej qytetit. E kjo edhe ua bënte të vështir kryerjen e punëve dhe vonesa në kryerjen e punëve.
Por si duket problemeve të punëtorëve të kësaj kompanie po I vije fundi.
Sot kjo kompani është pajisur me kamion për bartjen e mbeturinave ndërsa pritet që ditëve në vazhdim do të pajisen edhe me makineri tjera.
Gjat dorëzimit të këtyre pajisjeve, i pari i Ferizajt u ka premtuar punëtorëve të kësaj kompanie se se nga Janari I vitit të ardhshëm do të kenë edhe ngritje tëp agave , do tu paguhen edhe shtesat e kujdestarisë si dhe do tu njihet përvoja e punës.
“Nuk do të kundërmojnë më, kamionët që bartin mbeturinat kudo në Ferizaj, pas blerjes që bëri Komuna për makineri, kamionë të rinj dhe pajisje përcjellëse. Sot, i dorëzuam kontigjentin e parë të kamionëve, pas pak ditësh do t’i dorëzojmë edhe kamionë tjerë të rinj, gjersa nga Janari i vitit të ardhshëm, kemi marr obligimin t’i sigurojmë mirëqenie më të madhe punonjēsve të pastrimit, duke i rritur pagën, paguar shtesën e kujdestarisë dhe njohur stazhin e punës” ka shkruar Aliu.