24,11,2024

Aliu pas arrestimit të 12 personave në Ferizaj: Shpresojmë që po ju vije fundi abuzuesve të pasurisë publike

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka dhënë detaje për arrestimin e 12 personave, për të cilët njoftoi sot Prokuroria Themelore e Ferizajt. Aliu tha se ky është aksioni më serioz për ruajtjen e pyjeve dhe maleve të Komunës së Ferizajt.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu pas arrestimit të 12 personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje e dhënie ryshfeti ka thënë se shpresojnë që po ju vije fundi abuzuesve të pasurisë publike.

Aliu përmes një konference për media tha se organet e rendit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, kanë realizuar aksionin me përpjekje serioze.

Ai po ashtu tha se janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme që si komunë ta kthejnë besimin e qytetarëve në institucionet lokale dhe ato qëndrore.

Aliu theksoi se në tri vitet e udhëheqjes së tij si kryetar komune është treguar i pakompromisë ndaj këtyre dukurive negative.

“Kjo luftë dhe këto parime të fituara nga një mandat qeverisës kanë pasur një synim të qartë, kthimi i besimit në institucionet lokale dhe qëndrore. Qeverisja ime ka tre vite e më shumë që është treguar e pakompromisë ndaj dukurive negative. Pushteti i Ferizajt vazhdueshëm ka kërkuar bashkëpunim dhe bashkërendim me të gjitha institucionet relevante, në mënyrë që të realizojmë caqet dhe objektivat që kanë të bëjnë me këtë luftë. Kemi bërë përpjekë të vazhdueshme gjatë tërë këtyre tri viteve. Kemi harxhuar dhe energji të jashtëzakonshme dhe në mbrojtje të pasurisë”, ka thënë Ali.

Kryetari i kësaj komune gjithashtu tha se nga ky aksion janë arrestuar tetë zyrtarë komunal.

“Përpjekje serioze është aksioni i sotshëm në bashkëpunim me komunën dhe organet e rendit. Janë arrestuar 8 zyrtarë të komunës së Ferizajt. Kjo është dëshmia më e mire se ne jemi të pakompromisë ndaj cilido abuzues të pasurisë së shtetit. Me shpresë që do të vije fundi të gjithë abuzuesve me pasuritë publike”, ka thënë ndër të tjera kryetari Aliu.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në muajin tetor 2020, nga një sinjalizues i Komunës së Ferizajt, ka pranuar informacione se është duke u kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, dhe “Dhënia e Ryshfetit” nga zyrtarët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në komunën e Ferizajt.

Në njoftim thuhet se pas aplikimit të këtyre masave disa mujore, sot më 15 prill 2020, janë arrestuar 12 persona të dyshuar, në mesin e  tyre katër teknik të pylltarisë, katër rojtarë të pyjeve si dhe katër qytetarë nga komuna e Ferizajt, ndaj të cilëve i’u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img