03,05,2024

Aliu: Në mungesë të ofertës për qytetarët, Svarqa po merret me propagandë ndaj meje (Video)

Must Read

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për të parin e Ferizajt, Agim Aliu, ka theksuar se kundërkandidati i tij, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Muharrem Svarqa të heq dorë nga propaganda kundër tij.

Aliu, në emisionin “Duel D”  të RTV Dukagjini, ka thënë se qytetarët më shumë sesa për ofertën qeverisëse për katër vitet e ardhshme, nga Svarqa ka dëgjuar propagandë,  e cila atyre nuk u hyn fare në punë.

“Kundërkandidati duhet ta ketë parasysh se qytetarët e vlerësojnë së unë jam njeri i kulturës institucional dhe asaj politike, dhe do të vazhdojë të jem I tillë. Në komunën tonë do të respektohet rendi dhe ligji dhe jo si ka ndodhur deri më tani. Për këtë se arsye është ndëshkuar Svarqa”, ka shtuar Aliu./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img