Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, sot ka vizituar dy nënkalimet në Ferizaj, Nënkalimin afër “Plus Marketit” dhe nënkalimin në fshatin Varosh.
Janë këto dy nënkalimet të cilët kanë qenë me vite problematike, e shpesh edhe kanë rrezikuar jetën e qytetarëve.
Projekti i këtyre nënkalimeve pritet që do të evitojë kontaktin me trenat dhe përveç se do të mbrojë qytetarët nga rreziku do të lehtësojë edhe qarkullimin e veturave.
Sipas kryetarit Aliu, këto dy nënkalime janë në prag të përfundimit dhe qytetarët shumë shpejt do të mund ti shfrytëzojnë ato.
“Nënkalimet për vetura tek Plus Marketi dhe në Varosh, janë shembujt sesi me energji të pashtershme, punë ditë e natë, të pa kompromis në cilësinë e punimeve, realizohen vepra madhore infrastrukturore. Sot, inspektova këto dy nënkalime që kanë arritur kulmin e punimeve në prag të përfundimit, për t’i jap frymë sa më parë qarkullimit rrugor në qendrën e qytetit dhe për t’i mundësuar qytetarëve infrastrukturën që i mungoi për dekada me radhë” ka shkruar kryetari Aliu.